Milanistat, emocionet kuqezi

11 metërshat në këtë sezon, Interi shumë më i favorizuar nga arbitrat, është në avantazh të thellë përpara Milanit: shifrat

News

Kanë mbetur tashmë vetëm dy ndeshje deri në fund të sezonit futbollistik 2021/2022 të Serie A. Milani dhe Interi po luftojnë për fitimin e kampionatit dhe arritur në këtë pikë mund të jenë pikërisht detajet ato që mund ta bëjnë diferencën. Duke kontrolluar statistikat mbi penalltitë në favor dhe kundër gjatë gjithë sezonit dhe në të gjitha kompeticionet, shohim se Interi i Simone Inzaghit është dukshëm më i favorizuar nga Milani i Stefano Piolit nga ana e arbitrave. Kështu, Interi ka marrë 14 penallti në favor, ndërsa kundër vetëm 4! Ndërkohë që Milani ka marrë 8 penallti pro dhe 7 kundër. Praktikisht, nerazurrët kanë një pabarazi të favorshme prej 10 penalltishë, ndërsa te Milani vetëm 1. Në total, Interi kanë luajtur 4 ndeshje më shumë se Milani, 50 me 46.


Të gjitha imazhet dhe videot janë të mbrojtura nga e drejta e autorit për pronarët e tyre përkatës

Ju mund të pëlqeni edhe